Në mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi pyeti kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi se sa është shuma e përfituar nga deputeti Vullnet Sinaj, për të cilin opozita ka bërë mocion për heqje mandati.

Teksa Bardhi përmendi vlerën e pretenduar të xhiros së kompanisë prej 3,6 milionë lekë, Çuçi i tha kreut të grupit të PD se nuk ka asnjë dokument që tregon se sa nga këto para janë përfituar nominalisht prej deputetit të PS.

“Kjo shumë (3,6 milionë) është shuma e faturave që janë marrë. Nëse do t’i referohemi kërkesës së mocionit, do duhej të dinim shumat që ka përfituar deputeti dhe kjo të mbështetej në dokumentacion. Domethënë nuk ka një dokument të qartë që kaq është shuma e përfituar nga zoti Sinaj”, deklaroi Çuçi.

Në vijim të diskutimeve në mbledhje, deputetja Klotilda Bushka Ferhati tha se është e drejtë kërkesa e deputetit Sinaj për të marrë më tepër kohë për shqyrtimin e dosjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb