TIRANË
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka cilësuar si një ndër më të mirat e viteve të fundit mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, e cila ka zgjatur për rreth pesë orë.
Përmes një postimi në “Twitter”, deputeti Xhafaj thekson se mbledhja e sotme konfirmoi edhe njëherë se për nga përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar, PS mbetet një institucion i vlerave demokratike.
“Sot zhvilluam një mbledhje Kryesie. Zgjati si rrallëherë, plot 5 orë! Përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar – një konfirmim i vlerave demokratike të institucioneve të Partisë Socialiste. Realizëm, përgjegjshmëri në vlerësimin e situatës dhe për rrugën që do ecim, nga të gjithë diskutantët. Çdo gjë në interes të vendit & në shërbim të njerëzve. Ishte një ndër mbledhjet më të mira të viteve të fundit në këtë lloj formati. PS mbetet një vlerë e çmuar demokracie, stabiliteti e reformimi në këtë vend”, shkruan Xhafaj.