Nga: INA QIRJO*

TIRANE- Partia Fryma e Re Demokratike ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë por ndryshe nga më parë ajo është mbajtur në ambientet e reja ku kjo parti është zhvendosur, pikërisht në selinë ku ka qëndruar prej vitesh Partia Demokratike.

Vetë kryetari i kësaj force politike, Bamir Topi vuri theksin tek fakti se tashmë kjo parti e vendosur në një seli ku shumë prej anëtarëve të FRD e njohin mirë, përfaqëson një frymë të re në politikën shqiptare.

Zoti Topi u ndal të komentojë edhe situatën politike në vend, nga ku tha se vazhdon të ketë të njejtin qëndrim si me atë të prillit 2008, ku gjithçka u ndërtua vetëm për pushtetin e disa njerzve dhe se historia e vendit është në vend numëro.

Burime për News24 thanë se Bamir Topi mban zyrën që dikur ka patur si nënkryetar i PD, ndërsa zyra e ish-liderit të PD Sali Berisha, për FRD do të jetë një zyrë ku do të priten përfaqësuesit e medias.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: