Komisionerja për Zgjerim thotë se kryediplomatët e Bashkimit Evropian dhanë mesazh të qartë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në një postim nërrjetin social X, komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos tha se “BE-ja mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor” ishte mesazhi nga diskutimi ndërmjet shteteve anëtare të Unionit dhe ministrave të jashtëm të rajonit.
“Ky ishte mesazhi i qartë nga diskutimet e sotme në Këshillin e Punëve të Jashtme me Ministrat nga rajoni dhe Shtetet Anëtare të BE-së”, shkroi ajo në X.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb