SHKODER- Bashkia e Shkodrës dhe kryebashkiakja Voltana Ademi kanë përshëndetur vendimin e kryeministrit Edi Rama për organizmin e takimit informal me ministrat e rinj sot në Velipojë.

Mes të tjerash Ademi nuk ka nguruar që të urojë për mandatin këtë qeveri, duke lënë kështu pas edhe ‘përplasjet’ mes tyre.

REAGIMI I BASHKISË SHKODER
Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re shqiptare në territorin e Bashkisë Shkodër: suksese në ushtrimin e mandatit tuaj në funksion e shërbim të qytetarëve!
Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës.
• Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)
• Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);
• Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);
• By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
• Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;
• Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
• Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
• Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.
Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër.
Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb