TE GJITHA VENDIMET E QEVERISE-KLIKO KETU*
TIRANE –
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe shpronësimi i pronarëve që preken nga ndërtimi i disa segmenteve rrugore. Bazuar në vendimet e publikuara në faqen zyrtare të Kryeministrisë, qeveria ka vendosur të shpronësojë pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Ndroq–Plepa (loti 7)”, segmentit “Qafë Thanë–Lin-Pogradec (loti 2) dhe nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonave pranë rrethrrotullimeve dhe kryqëzimeve në segmentin rrugor Rrogozhinë-Fier”.
VENDIMET E QEVERISE PER SHPRONESIMET

1. VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “TIRANË – NDROQ – PLEPA (LOTI 7)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë – Ndroq – Plepa (loti 7)”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë tokë “arë”, ”truall” dhe “objekt”, me vlerë të përgjithshme prej 20 541 534 (njëzet milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e pesëqind e tridhjetë e katër) lekësh, nga të cilat:
a) tokë “arë”, 2 963 (dy mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre) m2, me vlerë 2 663 737 (dy milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë) lekë;
b) “truall”, 1 910 (një mijë e nëntëqind e dhjetë) m2, me vlerë 15 918 000 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë mijë) lekë;
c) “objekt”, me vlerë 1 959 796.8 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë pikë tetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekt”, prej 20 541 534 (njëzet milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e pesëqind e tridhjetë e katër) lekësh të përballohet nga “Buxheti i vitit 2015”, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësimet”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimin e pronarëve, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

2. VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT “QAFËTHANË – LIN – POGRADEC (LOTI 2)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
12. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Qafëthanë – Lin – Pogradec (loti 2)”.
13. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
14. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “arë”, “truall” dhe “objekte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 56 030 884 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e tridhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër) lekësh, nga të cilat:
d) tokë “arë”, me sipërfaqe 36 460 (tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) m2 me vlerë 7 292 000 (shtatë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë;
e) “truall”, me sipërfaqe 8 003 (tetë mijë e tre) m2 , me vlerë 32 375 734 (tridhjetë e dy milionë e treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër) lekë;
f) “objekte”, me vlerë 16 363 150 (gjashtëmbëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e pesëdhjetë ) lekë.
15. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekte”, prej 56 030 884 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e tridhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër) lekësh, të përballohet nga “Buxheti i vitit 2015”, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
16. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
17. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
18. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
19. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimin e pronarëve, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
20. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
21. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
22. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

3. VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR REHABILITIMIN DHE GJELBËRIMIN E ZONAVE PRANË RRETHRROTULLIMEVE DHE KRYQËZIMEVE NË SEGMENTIN RRUGOR RROGOZHINË-FIER”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonave pranë rrethrrotullimeve dhe kryqëzimeve në segmentin rrugor Rrogozhinë-Fier”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “arë”, “truall” dhe “objekte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh, nga të cilat:
a) tokë “arë” dhe “truall”, me sipërfaqe 16 197.8 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë tetë) m2 me vlerë 11 260 311 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë mijë e treqind e njëmbëdhjetë) lekë;
b) “objekte”, me vlerë 288 739 689 (dyqind e tetëdhjetë e tetë milionë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për tokë “arë”, “truall” dhe “objekte”, prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh, të përballohet nga fondi i shpronësimeve, në llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë, sipas përcaktimit të bërë në nenin 10, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Shlyerja e pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Plotësim dokumentacioni dhe rikonfirmim”, të shlyhen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të bëjë shlyerjet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kavajë, Lushnjë dhe Fier, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të shlyerjes, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kavajë, Lushnjë dhe Fier të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kavajë, Lushnjë dhe Fier për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: