* Ahmetaj: Do e kthejmë doganën e portit të Durrësit në një doganë të përbashkët me Kosovën

KOSOVË- Prishtina priti sot në një mbledhje të përbashkët dy Qeveritë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Biblioteka Kombëtare, ishtë ‘vatra’ që priti rreth orës 11:20 kabinetin qeveritar nga Shqipëria, i cili së bashku me Qeverinë e Kosovës, zhvilluan për disa orë një mbledhje, për të tretën herë radhazi. Në fund të takimit u nënshkruan shtatë marrëveshje, në fusha të ndryshme mes dy qeverive përkatëse.

RAMA DHE MUSTAFA NËNSHKRUAJNË DEKLARATËN E PËRBASHKËT
Ka përfunduar mbledhja e dy qeverive, e cila është përmbyllur me nënshkrimin e marrëveshjeve nga ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë. Sakaq, në fund të këtij rituali, kryeministrat Rama dhe Mustafa nënshkruajtën një deklaratë të përbashkët.

RAMA: DIALOGU ME SERBINË LARTËRSON FIGURËN E KOSOVËS
Ndërkaq, kreu i Qeverisë shqiptare Edi Rama tha se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive flasin për një hapësirë të re bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta. Rama u ndal tek linja e interkonjeksionit, si dhe tek projektet e përbashkëta në fushën e arsimit, ku theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e dy vendeve tona me të njëjtën abetare. “Në Prizren në 2014 qeveritë tona nisën një rrugëtim që tashmë ka krijuar një hapësirë të re bashkëpunimi. Kemi transformuar së bashku kufirin, nga një hendek i madh ndarës, në një urë të re bashkëpunimi që forcohet dita ditës. Nga ky bashkëpunim lindi ideja për krijimin e hapësirës së përbashkët energjetike mes dy vendeve. Brenda pak javëve ne do të jemi së bashku në Tiranë për të vënë në punë linjën e interkonjeksionit që lidh përfundimisht autostradën energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është një fazë e re për këtë bashkëpunim është projekt i përbashkët lidhja e Kosovës me gazsjellësin TAP. Në këto vite kemi krijuar një treg të përbashkët bujqësor duke njehsuar standardet dhe duke përshtatur metodat e legjislacioni në fushën e kontrollit ushqimor. Ia dolëm që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën amë me te njëjtën abetare, dhe njehsuam sistemin parauniversitar, kurrikulat tona, duke hedhur themelet e një arsimi mbarëkombëtar. Kemi nxitur bashkëpunimin universitar në fushën e kërkimit shkencor”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi ndër të tjera se Europa u çliruar nga turpi me vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa thekoi se ky ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët. Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se

“E shoh me më pak zili policinë e Kosovës, jo se ajo ishte ndaj sot ne kemi një polici si ju. Ndaj, takimi i tretë i qeverive tona sot vjen si në ushtrim i zakonshëm pune për të programuar vitin pasues. është momenti paqe të shkuar më tutje, por ka ende punë për tu bërë. Për të përshpejtuar të gjitha heqjen e barrierave dhe për të mbushur të gjitha ambiciet tona të përbashkëta. Rezultate te punës deri tanishme janë inkurajuese. Qëllimi ynë është që të shtrojmë bashkëpunimin gjatë gjithë basenit ku kalon Lumi Drin. Për herë të parë sot do firmosim një platformë për planin e fatkeqësive. Para pak ditësh u zhvillua në Tiranë Forumi i Euro-Atlantikut. Shqipëria është avokati më i fuqishëm i Kosovës në Aleancë. Na duhet të jemi të vetëdijshëm që të jemi bashkë që ti nxisim aleatët dhe për nevojën e integrimit në BE, si një domosdoshmëri për një Europë më të sigurt. Për shumë vite me radhë ne kemi bashkuar zërin tonë me tuajin për padrejtësinë e madhe të izolimit të Kosovës si vendi i fundit evropian që kishte nevojë për viza për të udhëtuar në kontinentit. Lajmi për çlirimin e vizave na ka çliruar të gjithëve, por dhe Evropën nga një turp i madh. Era e re e marrëdhënieve e Shqipërisë me Serbisë i shërbejnë dhe gjeneratës tjetër për të jetuar në paqe dhe në bashkëpunim. Nga ana tjetër Shqipëria e mbështet pa asnjë ngurim avancimin e dialogut të Kosovë me Shqipërinë, duke na imponuar një koordinim të ngushtë mes nesh. ne e kemi inkurajuar dhe do ta inkurajojmë gjithmonë lidershipin tuaj për të shkuar para me kurajo në këtë dialog. Ky dialog e lartëson Kosovën si një vend i paqes dhe harmonisë.”, tha Rama.

“PROCESI I BERLINIT, URA BASHKËPUNIMI MBI LUMENJTË E URREJTJES DHE GJAKUT TË SË SHKUARËS SHANS HISTORIK QË NUK MUND TA HUMBASIM”
Kryeministri Edi Rama tha se ‘e duam Kosovën pjesë të gjitha proceseve të integrimit’ duke kërkuar edhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës. “Të drejtat e shqiptarëve të luginës së Preshevës duhet të respektohen të paktën sa të drejtat e pakicave të tjera në Kosovë Shqipëri. Të marrin shembull se si Kosova i respekton të drejtat e serbëve në territorin e saj”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar foli edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës duke hequr vija paralele sërish mes shembullit franko-gjerman dhe atij shqiptaro-serb.

“Dy ditë më parë në ditëlindjen e Bekim Fehmiut unë dhe kryeministri i Serbisë u bashkuam në një telegram të përbashkët. U dakordësuam se cilëndo rrugë të jetës do zgjedhim ta bëjmë bashkë ajo do jetë e ardhmja. Sot jemi në gjendje të dakordësohemi për shumë gjëra. Procesi i Berlinit po bën të mundur pajtimin më të madh. Nën shembullin franko-gjerman ne besojmë se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë të njëjtën gjë për Ballkanin dhe të japin një shembull të ndritshëm për Evropën e sotme. Procesi i Berlinit në korridoret e përbashkëta që krijon premisa për të ngritur ura bashkëpunimi mbi lumenjtë e urrejtjes dhe gjakut të së shkuarës është shansi ynë historik që nuk mund ta humbasim”, theksoi Rama.

Më pas Rama u ndal tek bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se krijimi i tregut të përbashkët të vendeve të Ballkanit perëndimor, vizion i ngritur nga Shqipëria do të nxisë bashkëpunimin mes tyre.
Kryeministri i Shqipërisë nuk hezitoi të citojë albanologun Lambert. “Lambert pati thënë se historia e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.

Rama-Mustafa

AHMETAJ: SHMANGIM KUFIRIN E MORINËS, ÇDOGANIMI PËR KOSOVARËT NË DURRËS
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka dhënë një lajm të mirë për tregtinë kosovare. Ahmetaj tha se dogana e portit të Durrësit do të kthehet në një doganë të përbashkët edhe të Kosovës.

“Kanë përfunduar procedurat për terminalin e përbashkët doganor, hap i rëndësishëm për integrimin e tregtisë mes dy vendeve. Tregjet tona sot shumë më afër me njeri-tjetrin. Volumi tregtar i ka kaluar 200 mln eurot dhe Kosova është një nga partnerët tanë kryesorë në tregti. Rishikimi i tarifave në terminale. Bizneset shqiptare paguajnë në terminal rreth 40 euro. Kemi rënë dakord ta shqyrtojmë këtë çështje me ministrin Hoti. Edhe bizneset kosovare paguajnë taksën e skanimit. Kemi rënë dakord që ta kthejmë doganën e portit të Durrësit në një doganë të përbashkët edhe të Kosovës.

Kufiri i Morinës në aspektin doganor të mos ekzistojë. Të përfundojë zhdoganimi në Durrës”, deklaroi Ahmetaj.

MUSTAFA: MIRËNJOHJE PËR MBËSHETJEN VLLAZËRORE QË JU NA KENI DHËNË
I pari që mori fjalën në nisje të mbledhjes ishte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Teksa i uroj mirëseardhje kabinetit qeveritar “Rama”, Mustafa falënderoi për kontributin e deritanishëm të Shqipërisë për integrimin e Kosovë.

“Ju uroj mirëseardhjen për këtë takim të ardhshëm. Historia jonë e re të jetë histori suksesi. Jemi të vetëdijshëm dhe të angazhuar që t’i shfrytëzojmë këto të mira për qytetarët tanë. Ndaj, në këtë interes dhe mbi këtë interes do gjejmë gjuhën e përbashkët për të çuar proceset tona para. Mirënjohje për mbështetjen vëllazërore që ju na keni dhënë. Po forconi identitetin tonë dhe për fatin e shqiptarëve jashtë vendeve tona. Dëshiroj të inkurajojë dhe komunitetin serb”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ndal tek marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe tek projektet e përbashkëta.

“Kemi marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave. Jemi anëtarësuar në FIFA. Kemi nisur diskutimet për menaxhimin e integruar ët kufijve. Pa dyshim jemi të bindur që arritjet tona kanë edhe mbështetjen e shtetit shqiptar. Kemi arritur një sërë marrëveshjesh me qeverinë shqiptar. Po kështu janë një sërë projektesh, siç edhe ai i interkonjeksionit që do të përurohet shumë shpejt. Infrastruktura që kemi inauguruar ka ndikuar në rritjen e turizmit, dhe lëvizjen e vizitorëve në dy vendet”, tha ai.

Mustafa shprehu falënderimeve për mbështetjen që SHBA dh vendet e tjera i kanë ofruar Kosovës, si dhe u shpreh se vendi që ai drejton është pro marrëdhënieve të fqinjësisë s mirë.

“Vlerësojmë mbështetjen e SHBA për vendin tonë. Shprehim falënderime për NATO-n, për vendet aleate, dhe për BE. Është me rëndësi forcimi i marrëdhënieve fqinjësore. Ne jemi për dialog me Serbinë dhe për fqinjësi të mirë. Ne nuk po i falim asnjë metër katror Malit të Zi, veçse po shënojmë vijën kufitare.
Ekstremizmi dhe radikalizmi fetar po shfaqen te ne, dhe ka nevoja më shumë që shtetet tona të bashkëpunojnë për të luftuar këtë fenomen. Afrimi dhe bashkëpunimi ynë s’ka qenë më i mirë se në këtë epokë, pasi kemi të njëjtë edhe orientimin politik, atë të integrimit të vendeve tona. Synojmë forcimin e shtetit ët së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Për këtë do të vijojnë të luftojnë vendet tona”, tha Mustafa.

MBËRRIN KRYEMINISTRI RAMA
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës rreth orës 11:08, duke iu bashkuar kështu homologut të tij Isa Mustafa. Fill pas shtrëngimit të duarve mes dy liderëve, është luajtur himni kombëtar i Shqipërisë, duke u respektuar kështu tradita e mikut.

AXHENDA
Në axhendën e kësaj mbledhje, parashihet që delegacioni shqiptar të arrijë në pikën Kufitare Vërmicë në orën 10:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit.

Në orën 11:00 delegacioni shqiptar do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare. Në orën 11:05 do të bëhet radhitja e kabineteve Qeveritare dhe pritja e kryeministrave.

Në 11:10, pritja ceremoniale e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bëhet edhe intonimi i Himneve Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministrat Mustafa dhe Rama prezantojnë kabinetet.

Në orën 11:20, është paraparë që të fillojë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ku do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive.

Ndërsa, konferenca e përbashkët për media, e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet në ora 12:40.

Në orën 13:00, parashihet dreka ndërmjet kabineteve, ku pjesëmarrës janë kryeministrat, ministrat, dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarëve, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë.

Në këtë mbledhje është paraparë nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në mes dy qeverive, në sektorë të ndryshëm. Ky është rendi i ditës i kësaj mbledhje të përbashkët.

Rendi i ditës
1. Hapja e mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa Republikës pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (secila fjalë do të jetë rreth 8 min).

2. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, pasuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petri Selimi (1-2 minuta).

3. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministres së Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së RKS, Hykmete Bajrami, dhe, më pas Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës të RSH, Edmond Haxhinasto, për të prezantuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore ” (1-2 min secili).

4. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Financave të R. SH. Arben Ahmetaj, pasuar nga Ministri i Financave i RKS, Avdullah Hoti, për të prezantuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore” (1-2 min secili).

5. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Financave të RKS, Avdullah Hoti, pasuar nga Ministri i Financave i RSH, Arben Ahmetaj, për të prezantuar Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese. (1-2 min secili).

6. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministres e Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito pasuar nga Ministri i Administratës Publike të RKS, Mahir Yagcilar për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik” (1-2 min secili)

7. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Zëvendësministrit të Administratës së Pushtetit Lokal të RKS, Bajram Gecaj, pasuar nga Ministrja e Integrimit Evropian të RSH, Klajda Gjosha, për të prezantuar “Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërjmet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

8. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Mjedisit të RSH, Lefter Koka, pasuar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të RKS, Ferid Agani, për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të « Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

9. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të RKS, Blerand Stavileci pasuar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë të RSH, Damian Gjiknuri për të prezantuar “Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

10. Mbyllja e Mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama që përmban Konkluzionet e Përbashkëta të Mbledhjes së Parë, Dytë dhe të Tretë të Qeverive.

Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri i RKS, Isa Mustafa dhe Kryeministri i RSH, Edi Rama, ka lojnë në hapësirën ku mbahet konferenca për media.

Agjenda mediale parasheh dy pyetje nga mediat e Kosovës dhe dy pyetje nga mediat e Shqipërisë.

Pas përfundimit të Konferencës për media, bëhet foto familjare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: