Në mbledhje e zhvilluar në selinë e PD-së, menjëherë pas mbylljes së protestës së 9 kombëtare, me ish deputetët si edhe kryetarët e bashkisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur falënderim e mirënjohje për tubimin e sotëm madhështor.

“Falenderim e mirënjohje për protestën tonë me madhështore. Dinamikë e shpejtë, ndryshim i përoreshëm i qëndrimit të nderkombetareve. Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Aleanca Qytetare për mbrojtjen e Demokracisë me opozitën në krye për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën.” -mësohet të jetë shprehur kryedemokrati Basha.

Më herët gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se deri të dielën është kërkuar mobilizim nga aleanca qytetare dhe është deklaruar se do të ketë protesta kudo ku shkel Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb