BRUKSEL – Eshtë përmbyllur në Bruksel mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit PE-Shqipëri. Në një komunikim telefonik në “News24”, deputeti socialist Taulant Balla tha se përfaqësuesit e maxhorancës dhe eurodeputetët ishin në të njëjtën linjë për çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë në Shqipëri. Sipas Ballës, deputetët e opozitës nuk gjetën mbështetje për propozimet e tyre.

“Në fund të këtij takimi përmbyllet me një deklaratë, rekomandime që ky Komitet ja dërgon Këshillit. Eurodeputetët dhe deputetët shqiptarë bëjnë rekomandime. Për ta konkluduar, deputetët që përfaqësojnë mazhorancën dhe eurodeputetët ishin në të njëjtin dokument vlerësimi për çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë, por deputetët që përfaqësojnë opozitën nuk gjetën mbështetje as nga eurodeputetët dhe as nga ne për disa propozime që kishin bërë. Ne kemi arritur të kemi një dokument rekomandimesh, i cili është shumë i balancuar, ndër të cilat reforma në drejtësi është më e rëndësishmja.”- deklaroi Balla.

Ndërkohë, deputetit demokrat Aldo Bumçi, tha se në takim nuk pati asnjë përmendje për hapje negociatash. “Nuk ka dritë jeshile në fund të tunelit për hapjen e negociatave”- tha ai.
Në një komunikim në “News24”, Bumçi theksoi se në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit PE-Shqipëri nuk u arrit firmosja e një rezolute të përbashkët.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: