Disa spekulime po qarkullojnë ndërmjet vëzhguesve të hapësirës, se NASA po përgatitet të shpallë se ka zbuluar jetë në Mars, shkruan britanikja Mirror. Sipas tyre Agjencia Amerikane e Hapësirës pritet të zhvillojë një konferencë urgjente për shtyp në Uashington ku do të shpallë se e ka zgjidhur misterin më të madh lidhur me Planetin e Kuq.

NASA gjatë muajve të fundit ka bërë disa herë deklarata të rëndësishme, si në korrik kur bëri të ditur ekzistencën e një planeti me kushtet si të Tokës, i quajtur Kepler-452b, jashtë sistemit tonë diellor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: