Në ueb-faqen GoFundMe janë mbledhur 4 milionë dollarë, për burrin që u vra gjatë sulmit  në tubimin e Donald Trumpit në Pensilvani.

E në mesin e donatorëve më të mëdhenj për këtë burrë janë dhënë nga Dana White dhe Kid Rock.

Ky fondacion është organizuar nga Meredith O’Rourke, që gjithashtu financon fushatën e Trumpit dhe ka arritur të mbledhë para për të plagosurit dhe të vrasin në të shtënat e së shtunës në Butler.

Fillimisht ishin kërkuar 1 milion dollarë, por kjo shumë u tejkaluar për pak orë, duke mbledhur mbi 4 milionë dollarë nga më shumë se 54 mijë donatorë.

Bëhet fjalë për Corey Comperatore, që u vra dhe dy tjerë u plagosën rëndë në sulmin që kishte për objektiv ish-presidentin amerikan Trump që u godit me një plumb në veshin e djathtë.

Ai u godit me pushkë gjysmë-automatike AR-15 nga një 20-vjeçar i identifikuar si Thomas Matthew Crooks, i cili u neutralizuar nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb