Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi i pranishëm në Mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës, në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj u shpreh i lumtur për ambientin e ri të mundësuar nga Bashkia, një vend ku takohen profesionistët dhe sipërmarrësit, siç tha ai.

Bregasi tha ndër të tjera, se Tirana është qyteti model për sipërmarrësit dhe në këtë rrugë duhet të shkojnë të gjitha qytetet e Shqipërisë.

“Uroj mirëseardhjen të gjithëve në këtë ambient. Kjo është shtëpia e profesionistëve dhe sipërmarrësve. Ky është një ambient që na përket ne sipërmarrësve. Ne sjellim zërin e sipërmarrësve në Bashki, ia lehtësojmë punën atyre dhe do ta çojmë më përpara këtë këshill. Kam besim absolut për këtë. Modeli që ne gjemë në Tiranë, i krijuar nga Erioni është shuëm i rëndësishëm për ne sipërmarrësit. Tirana është modeli më i mirë. Ne duam që kështu të bëhet e gjithë Shqipëria”,- u shpreh Bregasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb