Partia Demokratike është përfshirë nga ethet e zgjedhjes së kupolës drejtuese. Këtë fundjavë, kreu i demokratëve ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Gara më e fortë pritet të zhvillohet për dy postet e nënkryetarit. “News24” ka mësuar se kandidatët më të favorizuar janë demokratët Edi Paloka dhe Edmond Spaho. PD do të ketë sërish dy nënkryetar dhe njëri prej tyre do të jetë automatikisht edhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Po kaq e fortë pritet të jetë edhe gara për numrin dy të partisë, sekretarin e përgjithshëm. Sfida deri tani përflitet mes Arben Ristanit dhe Eduart Selamit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb