TIRANE

Në një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me mosfunksionimin në Gjykatën e Lartë , Këshilli i Lartë Gjyqësor, vendosi me uninamitet se si do të funksionojë kjo gjykatë për cështje të caktuara.


Gazetarja Klodiana Lala, raport për News24 e BalkanWeb, se në unanimitet, KLGJ vendosi që për cështje të caktuara gjyqësore, dhe që janë në limite të afatit të shqyrtimit KLGj do të zgjedhë përmes shortit anëtarë nga gjykatat e Apelit për  t’i dërguar si gjyqtarë të caktuar në Gjykatën e Lartë, me kushtin që gjyqtarët e përzgjedhur të kenë kaluar vettingun dhe të kenë 13 vite eksperiencë.


I pranishëm në mbledhje zv.kryetari Maksim Qoku u shpreh se Organika gjyqësore e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë.


Për këtë arsye, KLGJ vlerëson se problemi më emergjent është të paktën formimi i një trupe me tre anëtarë për funksionimin e Gjykatës së Lartë. KLGJ mbetet i angazhur për problematikën aktuale, bazuar në tre pika kryesore:

1. Plotesëmi përfundimisht i trupës së Gjykatës së Larte
2. Trajtimi i cështjeve të mbetura në gjykatë
3. Shmangien e vonesave të shqyrtimit në këtë gjykatë

Qoku u shpreh se KLGJ ka detyrë të sigurojë funksionalitetin e Gjykatës së Lartë. Në mbledhjen e datës 5.7.19 u krijuan premisa për nisjen e garës për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

KLGJ  mundëson çeljen e garës për juristët më të spikatur që mbarti  ekspertizën e nevojshme për t’u bërë pjesë e kolegëve të Gjykatës së Lartë, ndersa u listuan edhe problematikat më emergjente:

Së pari, shqyrtimi i ccështjeve në lidhje me kërkesat për ekstradim, të cilat në rast të tejkalkmit të afateve sjell edhe shfuqizim të masës “arrest ne burg”

Së dyti, pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykatave civile për kompetencë apo juridiksion.

Së treti, pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykatave admistrative për kompetencë juridiksion.

Së katërti, pamundësia e ankimeve te veçanta të gjykatave për kompetencë jurdiksion.

Së pesti, pamundësia për të shqyrtuar kërkesat për mosekzekutim të vendimeve rë formës së prerë, që mund të krijojnë efekte të pakthyeshme.

Së gjashti, eksodi i ankimeve që shkojnë në Srasburg pa u ezauruar në gjykatën e larte.

Së shtati zgjatja e peoceseve.

Së teti, pamundesia për vendimeve që unifikojnë praktikën gjyqësore.

(BalkanWeb)