TIRANE

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve , në të cilën është diskutuar data e protestës së radhës së opozitës.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se protesta do të mbahet më 11 Maj, në orën 18:30.

Kjo është protesta e dhjetë e opozitës së bashkuar, përmes së cilës opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë mbledhja e Partisë Demokratike, në të cilën  kreu i PD-së Lulzim Basha po diskuton me aleatët opozitarë, ende vazhdon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb