Sot do të mbahet në parlament Konferenca e Kryetarëve. Gazetari Ergys Gjencaj, në një lidhje live në News 24 tha se në Konferencën e Kryetarëve do të flitet për programin e punës së Kuvendit.

Gazetari shtoi se në Konferencën e Kryetarëve mungon kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj, pasi janë përjashtuar pas tensioneve në parlament.

 

Gjithashtu, nesër priten sërish tensione në Kuvend, teksa opozita pritet të vazhdojë atë që e ka quajtur mosbindje civile.

Ergys Gjencaj: Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do diskutojë për sa i përket programit të punës së Kuvendit të Shqipërisë nga 14 tetori deri më 22 nëntor. Në Konferencën e Kryetarëve do flitet për raportin e monitorimit. Në Konferencën e Kryetarëve mungon kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj, pasi janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Nesër pritet që opozita të shkaktojë tensione. Kjo, pasi opozita ka deklaruar mosbindje civile. Pritet të shihet edhe nesër mosbindja civile nga PD, duke penguar kolegët e tyre socialistë që të hyjnë në parlament e mos të ketë jetë normale parlamentare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb