TIRANË- Partia Demokratike vendosë të kthehet në kuvend, deputetët do të bëhen pjesë e komisioneve hetimore. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD-së që është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Mbledhja e parë e kryesisë së PD-së për vitin 2015 vjen një ditë para konferencës së kryetarëve. Mësohet se Partia Demokratike ka vendosur rikthimin në komisionet parlamentare hetimore, ndërsa janë diskutuar edhe emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e këtyre komisioneve që tashmë janë miratuar nga Kuvendi.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu përcaktimi i hapave që do të ndiqen për zbatimin e rezolutës për dekriminalizimin e parlamentit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: