Është mbledhur sot Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Ka qenë kryetari i këtij komisioni, Erion Brace ai që ka hapur fjalën, ndërsa theksoi se është plotësuar kuorumi për këtë mbledhje. Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla theksoi se burimet dhe influencat mediatike mundet që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë.

Teksa opozita nuk është e pranishme, Nikolla theksoi se ndihet e keqardhur, ndërsa i bëri thirrje për të qenë prezente.

“Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë. Distanca në këtë botë, është e vogël. Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konfliktet. Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike.”, tha Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb