TIRANE

Në një kohë kur sot pritet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se Partia Demokratike nuk ka sjellë propozimet e saj.

Bashkëkryetari i Komisionit, Gjinkuri pak para nisjes së mbledhjes theksoi se opozita duhet t’i kishte sjellë këto propozime.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Kryesia e Kuvendit, gazetari Ergys Gjençaj tha se mbledhja e komisionit do të nisë në orën 10:00.

Prej kohësh mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e reformës zgjedhore. Pavarësisht përpjekjes së prezencës së OSBE/ODHIR për t’i ulur palët në një tryezë, përfaqësues të opozitës u largua nga takimi i mbajtur pak ditë më parë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb