FIER- Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish edhe njëherë tek deklarata e tij që bëri për punonjësit e Policisë së Shtetit, që pas orarit zyrtar të dilnin uniformën dhe të mblidhnin votat për PS-në. Nga Fieri kreu i qeverisë pranoi edhe njëherë publikisht se ishte gabimi tij, por i paqëllimshëm.

Po ashtu, ai ironizoi PD-në, ndërsa shtoi se ka dhe nga ato parti që është fatkeqësi që t’i kesh fqinj.

“Unë nuk them se të gjithë duhet të votojnë me sy mbyllur për ne. Kemi bërë dhe gabimet tona, por dimë të kërkojmë dhe ndjesë siç kërkova unë dhe bëra një gabim. Nuk ishte qëllimi im, por gabimi ishte imi. Ama ne jemi këta që jemi. Por këta të tjerët mos i pastë kush fqinjë. Dhe ata që thonë nuk votoj se janë të gjithë njësoj; duhet ta dini se ka një shprehje që thotë; ‘kush nuk voton mban vendin në vend të gabuar’”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi sërish faktin se me diskutimet për reforma në drejtësi nisën dhe krisjet e para të koalicionit PS-LSI.

“Kush e ndryshoi Fieri në këto 44 muaj? E ndryshoi fuqia e votës. Nëse vota s’ka rëndësi, kush e vuri në vend dinjitetin në gjithë atë vite? E beri veç fuqia e votës. Ne, populli kemi gjithmonë qeverinë që votojmë dhe sa më me mënd të votojmë, aq më shumë qeveria do të jetë në drejtimin e duhur. Unë ju them atyre që thonë; të gjithë janë njësoj. Kjo nuk është e vërtetë, pasi po të ishim të gjithë njësoj, edhe Fieri do ishte njësoj. Edhe policët do ishin njësoj. Do ishte njësoj rruga për të shkuar në universitet e të rejave dhe të rinjve. Policia nuk është siç ishte dhe hyrja në Universitet nuk është siç ishte. Ka rëndësi sot se sa pikë ke marrë, pa kopje, nga mesatarja në përpjekjen tende. Ne i dhamë vajzave dhe djemve të këtij vendi mundësinë që ta gjejnë në çdo fakultet sipas meritës dhe mos t’i parakalojë askush sipas pushtetit. A e keni dëgjuar, siç janë të gjithë kundër reformës në drejtësi, pasi tek reforma në drejtësi ka nisur krisja e koalicionit tonë. Këta politikanët e përgjëruar për rinin, për arsimin publik, këta politikanë që kishin universitete që jepni diploma false. Këta janë politikanët e vitrinave, magazinave. E dëgjova Lulin në Berat. E dini sa ju tha: Edi Rama ju mbylli universitetin. E dini ju si ishte universiteti i Beratit? Ishte materniteti që e mori në mënyrë të padrejtësi një biznesmen. Luli tha se ky universitet do rikthehet në Berat. Në planin e tij ka vetëm një sahan, sahani i çorbës së Saliut. Ne nuk do lejojmë që të rilindnin ufot. Më vjen keq, por partitë që e kanë bërë për vete siç thonë ata rininë me diploma kristali dhe licenca pasqyrash, në 25 qershor do u duhet të përgatiten me zhgënjimin. Rinia e sotme meriton më tepër sesa kopje për provim apo diploma false, apo punësim për llogari të partisë në pushtet”, pohoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb