Dy personat janë konfliktuar me persona të tjerë duke përdorur edhe sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan gjatë kohës që po mblidhnin bimë medicinale. Si pasojë e konfliktit me sendet e forta dy persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.


Altin Pillati 47 vjeç ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Personi tjetër i plagosur që ndodhet jashtë rrezikut është Mylazim Mukollari 73 vjeç.


BalkanWeb