Analisti Andi Bushati deklaroi për “News 24” se me këtë që ndodhi sot po shkojmë drejt një regjimi.

Bushati theksoi se Rama po tenton t’i marrë të gjitha. Ai theksoi se Rama vendosi që të shkojë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit me të gjithë banditët me vete.

Cna pret nga nesër e dimë që dje. Po mirë me Ymer Lalën ishte opozita aleat? Me krimin  në Durrgës e kudo kush ishte aleat?  Këtu kemi një tentativë të një njeriu të vetëm t’i marrë të gjitha. Mirë se ishte fajtori në zgjedhje i Bashës dhe Berishës, por që nuk ka zgjedhje në PS ka 6 vjet, i kujt është faji i Ben Blushit apo Maqo Lakrorit. Kemi një paradoks, dolën dy liderët dhe thanë të dy fitore. Është paradoks. Rama sot bërtet fitore me logjikën e forcës. Unë vij nga një familje e majtë që votonin edhe kur temperatura ishte 41 gradë celcius. Ata nuk votuan. Ky është testi i vërtetë dhe test më të mirë se ky nuk ka. Kam parë shumë të majtë të thekur nuk duan t’i shohin me sy këta në pushtet. Rama vendosi të cojë deri në fund sfidën e vet. Ai shkoi në zgjedhje me banditë dhe policë. Zgjedhjet do njihen edhe ndërkombëtarisht. Rama mblodhi gjithë kriminalitetin e veriut për t’u përballur në Shkodër dhe sot ka të drejtë të bërtasë fitore me logjikën e forcës.  ”, tha Bushati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb