Një 66-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Memaliaj.

Blutë njoftojnë se 66-vjeçari a kultivuar në një sipërfaqe toke në këtë fshat, 77 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, me anë të djegies.

Njoftimi:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 77 bimëve narkotike cannabis sativa.

Asgjësohen bimët narkotike që ishin kultivuar në fshatin Toç.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, bazuar edhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe veprimet hetimore.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. H., 66 vjeç, banues në fshatin Toç, bashkia Memaliaj, pasi dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në këtë fshat, 77 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: