BRITANI E MADHE


Mbretëresha Elizabetë ka konfirmuar në detyrë kryeministrin e sapo zgjedhur Boris Johnson.


Johnson u largua nga Pallati Mbretëror si kryeministër.


Pallati Mbretëror në një komunikatë të shkurtër për deklaroi se i kanë kërkuar Johnsonit të formojë sa më shpejt qeverinë e re.

Boris Johnson është zgjedhur lider i ri konservator në një votim të anëtarëve të partisë dhe do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai mundi Jeremy Hunt brenda partisë, duke fituar 92,153 vota, përkundrejt 46,656 që fitoi Hunt.

Johnson do ta marrë detyrën e re në një kohë krize për Brexit. Ai ka premtuar se do të kërkojë një marrëveshje të re me BE ose të largohet pa marrëveshje në fund të tetorit.

Megjithatë, parlamenti ka kundërshtuar marrëveshjen e majit dhe ka refuzuar të pranojë një Brexit pa marrëveshje, ndërsa BE vazhdimisht ka thënë se nuk do të rihapë marrëveshjen për negociata të mëtejshme.

Të paktën tre ministra të kabinetit – Philip Hammond, Rory Steëart dhe David Gauke – kanë thënë se do të japin dorëheqjen nga kabineti në 36 orët e ardhshme. Ata thanë se nuk do i binden urdhrave të Johnson, pasi ai do një Brexit pa marrëveshje.

Anne Milton, një ministre e biznesit, dha dorëheqjen paraprakisht të martën përpara emërimit të Johnson, duke thënë se ajo kishte “shqetësime të mëdha” për një Brexit pa marrëveshje. Milton deklaroi se nuk pranon Brexit pa marrëveshje.

James, një tjetër ministër i biznesit gjithashtu ka dhënë dorëheqjen javën e kaluar, duke mos pranuar Brexit pa marrëveshje. Gjithashtu, edhe zëra partisë së tij nuk duan marrëveshje me Brexit pa marrëveshje.

(d.xh/Balkanweb)