Në moshën 93-vjeçare mbretëresha Elisabetta nuk ka qëllimin më të vogël që të  spostohet. Mbretëresha mendon të publikojë imazhe të kurorës angleze duke shfrytëzuar potencialin e rrjetit. Madhëria e saj sapo ka  ndarë një njoftim për të rekrutuar një menaxhues të ri në media sociale për të menaxhuar projektet dixhitale të profilit të lartë me kompetencë editimin e videove dhe fotografive.

C 2 Articolo 3209162 Upiimagepp
C 2 Articolo 3209162 Upiimagepp

“Inovativ dhe një prekje kreatike”-kandidati ideal duhet të posedojë kapacitet ekselent të shkrimit për të arritur një publik të gjerë. Ndër të tjera përshkrimi i punës është i qartë ‘përmbajtja do shikohet nga miliona persona’ dhe kjo do jetë mundësia më e mirë për të përdorur eksperiencën për të përcjellë diçka.

Pas përshkrimit të hollësishëm të kërkesave të kërkuara nga Mbretëresha, njoftimi shqyrton kushtet kontraktuale të punësimit. Paga është rreth 30 mijë funte në vit (ekuivalenti me 44 mijë euro), “bazuar në përvojën”, për të cilat paguhen 33 ditë pushimesh në vit, një program pensional, bord, banesë dhe privilegjin e të jetuarit në familjen mbretërore.

Angazhimi i kërkuar shkon nga e hëna deri të premten, për një total jave prej 37 orësh dhe 30 minutash gjithsej.  Data e mbylljes për ofertën është 26 maj. Është e sigurt që mijëra kandidatë nga e gjithë bota do të mbërrijnë në Pallatin Mbretëror.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb