Ndihma humanitare “jetike” është nisur për në Liban, ka njoftuar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ka dërguar me 10 milion paund për të mbështetur numrin në rritje të njerëzve të zhvendosur në vend.
Më shumë se 1.2 milionë libanezë janë zhvendosur nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve në vend, ndërsa rreth 2,000 raportohet të jenë vrarë gjatë vitit të kaluar shumica në dy javët e fundit.
Njoftimi vjen pasi Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’u kërkojë të gjithë shtetasve britanikë të largohen nga Libani, me një tjetër aeroplan që u ul në Birmingham nga Bejruti dje.
Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.