Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 50 sanksione të reja kundër Rusisë, që synojnë shkatërrimin e makinerisë luftarake të Moskës.

Objektivat e reja përfshijnë anijet në flotën e Vladimir Putinit, institucionet në zemër të sistemit financiar të Rusisë dhe furnizuesit që mbështesin prodhimin ushtarak të Moskës.

“Sanksionet e sotme synojnë të prishin dhe rrisin kostot e përpjekjeve të Rusisë për të anashkaluar sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe G7 përmes flotës së saj”, thuhej në një deklaratë, duke iu referuar aftësisë së Rusisë për të shitur ende naftën e saj të papërpunuar pavarësisht ndalimeve të mëparshme.

“Këto sanksione të reja synojnë gjithashtu furnizuesit e municioneve, mjeteve të makinerisë, mikroelektronikës dhe logjistikës për ushtrinë ruse, duke përfshirë entitete me bazë në Kinë, Izrael, Kirgistan dhe Turqi, së bashku me anijet që transportojnë mallra ushtarake nga Koreja e Veriut në Rusi”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb