Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe kaloi një periudhë të shkurtër në spital, pasi përjetoi efekte anësore nga trajtimi i tij kundër kancerit.
Njoftimi u bë nga Buckingham Palace në një deklaratë ku thuhej se ”pas trajtimit të planifikuar dhe të vazhdueshëm mjekësor për kancerin , mbreti përjetoi efekte anësore të përkohshme që kërkonin një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital”.
Charles u diagnostikua në shkurt 2024 dhe u kthye në detyrat publike në prill, pavarësisht se ende i nënshtrohej trajtimit javor.
Ai ka pasur një seri të ngjeshur angazhimesh këtë javë, duke përfshirë një pritje për mediat, një vizitë në një ekspozitë bujqësore dhe do të bëjë një vizitë historike shtetërore në Itali në vetëm 10 ditë.
Mbreti do të takohej sot edhe me ambasadorët në Pallatin Buckingham, por këto u shtynë.