Mbreti Charles dëshiron që të rregullojë marrëdhëniet midis djemve të tij. Madje ai ka nisur nga puna për ta bërë këtë.

Monarkia vjen e para, gjithmonë ka qenë kështu, dhe nëse kjo kërcënohet, ka një problem. Një problem të madh”, thotë një burim për “In Touch”. “Familja mbretërore ka marrë një vëmendje të keqe në shtyp kohët e fundit dhe kjo kryesisht rrjedh nga grindjet midis William dhe Kate me Harry-n dhe Meghan.

Charles ende ka shpresë se djemtë e tij mund të jenë të paktën civilë, ka thënë eksperti mbretëror Nick Bullen, duke shtuar se “mbreti, më shumë se kushdo, dëshiron të riparojë marrëdhëniet. Dera është gjithmonë e hapur.” Mirëpo, Kate nuk e priti aspak mirë që emri i saj u përmend në librin e Omid Schobie për komentet raciste.

Ishte poshtëruese për Kate që Harry dhe Meghan ta akuzonin atë për diçka kaq të tmerrshme,” thotë ekskluzivisht për “In Touch” një burim mbretëror, duke vënë në dukje se Sussex-ët kanë pranuar se kanë ndarë informacione me autorin në të kaluarën.

Edhe pse emrat e Kate dhe Mbretit Charles u përmendën si anëtarët e familjes mbretërore që bënë komente raciste për Archie-n, para se ai të lindte, Charles i ka kërkuar Kate të bëjë paqe me Meghan. Dhe ajo i ka bërë një telefonatë kunatës së saj.

Ajo mund të jetë detyruar ta bëjë atë,” thotë burimi i brendshëm, “por në fund, ajo është e lumtur që e bëri atë. Kjo mendjemadhësi ka zgjatur shumë dhe nëse kjo çon në ribashkimin e William dhe Harry si vëllezër, Kate nuk do të pendohet. As Meghan nuk duhet të ketë asnjë pendesë. Shpresojmë që ajo dëshiron t’i shohë William-in dhe Harry-n të pajtohen po aq sa gjithë të tjerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: