Sulmuesi i kombëtares shqiptare, shkodrani Bekim Balaj, ka folur pas ndeshjes për mikrofonat e TVSH-së duke komentuar fitoren ndaj Lihtenshtejnit si dhe përballjen e ardhshme ndaj Spanjës.

Për Lihtenshtejnin
“Ishte një ndeshje e rëndësishme pasi e dinim që duhej të fitonim dhe ishte disi e sikletshme pasi kundërshtari që duket i lehtë, detyrimisht duhet fituar. E nisëm lojën me presing, gjetëm golin shumë shpejt dhe u munduam të menaxhonim. Ia arritëm duke luajtur me zgjuarsi, po më e rëndësishme është që morëm tri pikët.”

Për Spanjën
“Në Portugali i thashë Pepes që të rri afër se jam tifoz me Realin. Të njëjtën gjë do t’i them edhe Ramosit dhe do të mundohem të shënoj. Nuk e di se pranë kujt do të më thotë trajneri të rri por mendoj se Ramos ka më shuëm kualitet se Pike.”
(PanoramaSport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: