TIRANE
Princ George sot feston 11-vjetorn e lindjes. Dhe këtë ditë të veçantë prindërit e tij kanë ndarë një portret mahnitës të Princit George.
Fotografia bardh e zi, e realizuar nga Kate Middleton, tregon Mbretin e ardhshëm me një kostum.
George, i cili është fëmija më i madhe i Princit William dhe 42-vjeçares, lindi më 22 korrik të vitit 2013, në Londër.
Në foton e publikuar në rrjetet sociale të “Kensington Palace”, flokët e 11-vjeçarit janë të krehura në njërën anë dhe duket njësoj si babai i tij.
Kate Middleton ka qenë prej kohësh një fotografe e zonja ku herë pas here ajo është personi që fshihet pas portreteve të ditëlindjeve të fëmijëve të saj.