Një “mbret” në Spanjë, pa frikë i tillë mund të konsiderohet Myrto Uzuni për ekipin e tij, Granada, me këta të fundit që po shijojnë në maksimum formën e shkëlqyer që po kalon “bomberi” kuqezi. Uzuni e kaloi paraqitjen e tij në një tjetër nivel ku përballë Cartagena-s realizoi një “tripletë” golash duke marrë më vete topin.

Cartagena i befasoi në minutën e 12-të duke kaluar të parët në avantazh, por dy minuta më pas me një goditje të saktë me kokë Uzuni barazoi shifrat në 1-1. Sulmuesi shqiptar nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 27-të gjeti dhe golin e dytë duke përmbysur rezultatin. Granada kishte kontrollin total të lojës dhe në minutën e 35-të me një zbritje të shpejt në sulm gjetën dhe golin e tretë.

Në pjesën e dytë, për të vulosur këtë sukses të madh mendoi sërish Myrto Uzuni që me një goditje të saktë kompletoi mbrëmjen e tij perfekte, kompletoi “tripletën” e tij personale duke i dhuruar Granandës një trepikësh të artë. I gjithë stadiumi nderoi “bomberin” kuqezi që falë kësaj paraqitje fantastike merr i vetëm kreun e listës së golashënuesve më të mirë në La Liga2 në kuotën e 14 golave, plus 1 assist.

Në përfundim të ndeshjes, me topin në dorë, Uzuni u shfaq i lumtur për golat e tij, por mbi të gjitha për fitoren që arriti Granada: “E rëndësishme në radhë të parë është ekipi. “Mora shumë topa sot nga shokët e skuadrës dhe më ndihmuan. Po punojmë fortë së bashku. Jam shumë i lumtur për hat-trick që realizova dhe për fitoren e skuadrës. Jemi të gjithë të lumtur. Ka alegri në kampin tonë dhe ndihemi mjaft mirë. Të gjithë vëmë ekipin në radhë të parë. Më vjen mirë që çdokush që ishte në stadium u ndie i kënaqur”, u shpreh Uzuni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: