Mbreti i Swaziland, një vend në Afrikë është akuzuar se ‘ka injoruar’ popullin e varfër të vendit të tij pasi dyshohet se ka shpenzuar rreth 17 milionë dollarë në një flotë makinash luksoze për 14 gratë e tij.

Sipas “The Times”, mbreti Mswati III ka importuar 19 Rolls-Royce dhe rreth 120 BMW, disa prej të cilave janë parë duke u dorëzuar në fillim të këtij muaji.
Siç thuhet më tej, dëshmitarët kanë vënë re modele “BMW X3” dhe 5-Serie, të cilat mund të kushtojnë më shumë se 35,000 dollarë secila, në pjesën e pasme të një kamioni, ndërsa transportoheshin nga Afrika e Jugut.

Paga mesatare në Swaziland vlerësohet të jetë rreth 12 mijë dollarë në vit – do të thotë që një punëtor tipik do të duhej të punojë për 70 vjet për të përballuar një Rolls-Royce– dhe shpenzimet e tilla kanë ngjallur zemërim në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë gazetari investigativ Mzilikazi nga Afrika e quajti atë një lajm zemërthyes, ndërsa ndau njërën nga fotografitë.
“Në mes të gjitha sfidave ekonomike, Mbreti Mswati III dje vendosi të bekojë gratë e tij me vetura shumë të shtrenjta”, tha ai.

Mswati III, i cili u arsimua për një kohë në Shkollën Sherborne në Dorset, riemëroi vendin si Eswatini në vitin 2018 për të shënuar 50-vjetorin e tij të lindjes dhe 50-vjetorin e pavarësisë nga Britania, shkruan tg.

Monarku ka 14 gra (pasi njëra vdiq nga sëmundja e kancerit të lëkurës), më shumë se 25 fëmijë dhe një reputacion për shpenzime të larta.
Me fuqi politike të pakufizuar mbi 1.3 milion njerëzit e tij, ai është monarku i vetëm absolut në kontinent dhe një nga të paktët që mbesin në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: