Jurgen Klopp është padiskutim një nga trajnerët më të mirë në botë, unik në llojin e tij, por deri më tani është thjeshtë një “mbret pa kurorë”, nuk ka fituar asgjë të rëndësishme në europë. Pavarësisht këtij fakti, pas përmbysjes kundër Barcelonës, Klopp ka bërë që e gjithë bota e futbollit ti thur elozhe, madje dhe rivalët e tij.

1334549c 711b 11e9 B91a 87f62b76a5ee Image Hires 065949
1334549c 711b 11e9 B91a 87f62b76a5ee Image Hires 065949

51-vjeçari gjerman është paragjykuar shumë në këtë pikë, ekipet e tij zhvillojnë një futboll të bukur, dhurojnë spektakël por nuk janë fituese, dështoi me Dortmund në finalen e Champions League, dështoi me Liverpool në finalen e Europa League por këtë herë ka një tjetër bonus të madh për të thyer këtë mallkim, sërish është një hap larg, pret vetëm finalen e madhe të Madridit.

Gettyimages 1147636204
Gettyimages 1147636204

Përmbysja që vuri në jetë kundër Barcelonës ka bërë që dhe Jose Mourinho më në fund të pranoj se ky sukses mban një emër, Jurgen Klopp. “Nuk ka të bëjë taktika, filozofia, gjithçka ka të bëjë me zemrën, shpirtin që Klopp ka përcjell tek grupi i tij”, u shpreh fillimisht Mourinho duke shtuar. “Liverpool rrezikonte të mbyllte pa trofe një tjetër sezon fantastik, tani është një hap larg triumfit në Europë, Jurgen e meriton.

Klopp 1200 1
Klopp 1200 1

Liverpool ka marrë shumë nga personaliteti i tij, nuk dorëzohet kurrë, ka një shpirt luftaraku. Klopp nuk qahet kurrë për lojtarët që i mungojnë, nuk qahet as kur ekipi i tij luan 50-60 ndeshje në sezon, të tjetër po, sot më shumë se kurrë merita i takon atij” u shpreh Mourinho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb