MADRID- Mbreti i Spanjës, Felipe VI nënshkroi sot dekretin e organizimit të zgjedhjeve të reja legjislative më 26 qershor, shkak i pamundësisë së formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor, njoftoi për median, zyra për shtyp e Parlamentit.

Me anë të këtij dekreti, mbreti urdhëron shpërndarjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjeve të fundit legjislative, pasi partitë kryesore nuk arritën të binin dakord për votëbesimin e qeverisë.

“Seanca parlamentare e radhës, që përkon me fillimin e funksionit pas zgjedhjeve të ardhshme legjislative u përcaktua më 19 korrik”, saktësoi kreu i Parlamentit, Patxi Lopez.
“Është hera e parë në demokraci që nuk po përmbushen përgjegjësitë e funksionit që na u besua nga qytetarët”, u shpreh me keqardhje Patxi Lopez, gjatë një fjalimi tepër të shkurtër për median.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: