Barcelona dhe Jordi Alba kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën edhe për pesë sezone të tjera. 29-vjeçari do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2024, atëherë kur do të jetë 34 vjeç.

Me kontratën e re Alba do të ketë edhe një klauzolë largimi, që është një shumë e çmendur prej 500 milionë eurove. Barcelona ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një konferencë për shtyp ku Alba do të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

Jordi Alba ka fituar gjithsej 14 tituj me FC Barcelona dhe aktualisht është në sezonin e tij të shtatë me skuadrën e parë. Ai ka luajtur 282 ndeshje në të cilat ai ka shënuar gjithsej 14 gola.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb