Kur bëhet fjalë për gola nga mesi i fushës mendja të shkon te futbollistë që përfitojnë nga dalja e portierit për të dërguar sferën në portë, por kjo që ka ndodhur në kampionatin Skocez është me të vërtetë e veçantë.

Në ndeshjen e fituar 5-0 kundër Kilmarnock, goli i katërt i realizuar nga Celtik është një kryevepër. Në minutën e 65-të kapiteni Tierney lëshon një silur me plot kuptimin e fjalës duke shtangur jo vetëm portierin, por të gjithë të pranishmit.

Topi i goditur nga 20-vjeçari përveçse kishte një potencë të jashtëzakonshme, para se t’i drejtohet trekëndëshit të djathtë, mer dhe disa efekte të çuditshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb