Mbrojtësi i Kombëtares, i grumbulluar edhe nga Panuçi me Shqipërinë, Kastrioti Dermaku, po bën mirë me skuadrën e Kosencës në Serinë B, ku është një pikë kyçe në formacionin e kësaj skuadre.

Pas sinjaleve në Itali, ku është skuadra e Bolojnës që e kërkon ta ketë për sezonin tjetër, një interes i madh vjen nga Turqia. Mediat turke, raportojnë se është ekipi i Beshiktashit, që e sheh Dermakun si një lojtar me vlera për ta pasur në ekip.

Ekipi i Beshiktashit mund të ketë probleme në mbrojtje, pasi disa prej titullarëve mund të largohen, dhe po mendojnë që tani për zëvendësuesit, ku një prej tyre është pikërisht 27-vjeçari shqiptar, Kastriot Dermaku./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb