Sampdoria momentalisht po luan takimin e javës së 11 në “Seria A” ku po udhëheq me rezultatin 3-1 ndaj Chievo-s. Goli i dytë i shënuar nga uruguaiani Torreira ishte për t’u veçuar.


Në minutën e 26-të mbrojtësi 21-vjeçar merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi nga më shumë se 30-të metra dhe përfundimi është fantastik. Goditje e shkëlqyer që përfundon në trekëndëshin e portës duke ju sjell në memorie të gjithë të pranishmëve brazilian legjendar Roberto Carlos. Një gol që nuk ka nevojë për shumë koment.

(e.k/BalkanWeb)