Mbrojtësi i djathtë i Totenhemit, Deni Rouz, tregon se ekipi i tij dhe trajneri Poçetino, janë frymëzuar nga Liverpuli ditën e djeshme, për të arritur këtë kualifikim ndaj Ajaksit.

“E pamë mbrëmë Liverpulin. Është futboll, dhe luhet deri në sekondën e fundit. Të zhgënjyer me ndeshjen e parë, se si e nisëm, gjithashtu edhe me mënyrën si e nisëm sonte. Por pas pushimit më pas shpërthyem.

Trajneri e përmendi paraqitjen e Liverpulit në hotel para ndeshjes, nuk e kishte problem nëse do humbnim, por të paktën të humbnim në mënyrën e duhur. Jemi me fat qe kemi kaluar në finale, dhe tani presim të luajmë atë ndeshje” – shprehet Rouz./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb