E ardhmja e Virgil Van DIjk është në udhëkryq, me mbrojtësin që ende nuk ka rinovuar kontratën me Liverpool. Vetë Van Dijk, në një intervistë të dhënë pas takimit ndaj Fulham, u shpreh se bisedimet kanë përparuar, lajm ky i mirë për tifozët.
“Ka përparim në tratativa, po. Dëgjo, këto janë diskutime të brendshme dhe do të shohim. Unë e dua klubin, i dua tifozët dhe ata ishin sërish aty për ne (në Fulham)”, përfundoi ai. 33-vjeçari luan te Liverpool që në vitin 2018, periudhë në të vilën vinte nga Southampton.