Belgjika është e detyruar të bëjë pa mbrojtësin Arthur Theate për dy ndeshjet kundër Ukrainës në Nations League.

Kështu bën të ditur faqja zyrtare e Eintracht Frankfurt, që përmes një postimi, sqaron se për shkak të disa problemeve muskulore, qendërmbrojtësi është largua nga grumbullimi i  ‘Djajve të Kuq’ për t’u kthyer në Gjermani, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të nevojshëm.

“Arthur Theate, i cili së fundmi pati probleme muskulore, po kthehet nga kombëtarja belge në Frankfurt për të vazhduar rehabilitimin. I urojmë shërim të shpejtë!”- shkruan Frankfurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb