TIRANE – Ish-­mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, ka mbërritur në Shqipëri, pasi tani e tutje ai do të ketë një rol menaxhues në klubin e Partizanit.

“Panorama” shkruan se legjenda kolumbiane besohet se ka lidhur kontratë me klubin e Partizanit që t’i sjellë atyre lojtarë cilësorë nga e gjithë bota. Por, jo vetëm kaq, 39-vjeçari do t’i promovojë lojtarët e klubit shqiptar në arën evropiane, duke u dhënë atyre mundësi për të treguar vetën në nivele më të larta.

Duke shikuar popullaritetin dhe ndikimin e tij, posaçërisht në Itali, Kolumbi dhe në shumicën e vendeve latine, kjo është një lëvizje e menduar mirë nga drejtuesit e klubit të Partizanit.

Vlen të theksohet se Cordoba është pritur nga shumë tifozë shqiptarë të Interit, gjatë momentit kur ishte duke ndjekur stërvitjen e klubit në kryeqytet.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb