Mbrojtësi qendror estonez i Augsbourg, Ragnar Klavan, është angazhuar “për një kohe te gjate” me Liverpulin, beri te ditur te mërkurën klubi anglez i futbollit. 30-vjeçari Klavan, i seleksionuar 112 here me ekipin e Estonise, shkoi te Augsbourg (D1 gjerman) ne 2012 nga AZ Alkmaar (D1 holandez).

Koha e zgjatjes se kontrates nuk eshte saktesuar nga Liverpuli, nderkohe qe shifra e transfertes eshte 5 milione euro, sipas mediave britanike.

Estonezi behet keshtu lojtari i peste i marre nga trajneri Jürgen Klopp kete vere, pas nenshkrimit me portierin Loris Karius, mbrojtesin Joel Matip, mesfushorin Marko Grujic dhe sulmuesin Sadio Mané.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: