Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi i Realit, Dani Carvajal, ka folur rreth të ardhmes.

“Kam kontratë deri në verën e ardhshme dhe për momentin nuk kam vendos asgjë. Dua të shijoj çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore. Me kalimin e viteve, kuptohet vetë se kur të vjen fundi”.

“Marrëdhënia që kam me drejtuesit e klubit është shumë e qartë. Nëse të dyja palët janë dakord, këtu më keni edhe për disa vite. Nëse jo, atëherë do të shoh alternativat e mia”.

“Europa është dëshira ime e parë. Nuk do të doja të shkëputesha me familjen time në një vend të largët. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Për momentin kam tri opsione, por nuk kam vendosur” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb