Për ndeshjen e dytë radhazi, Partizani arrin ta shohë veten në avantazh në minutat e fundit, por dështon të ruajë rezultatin dhe barazohet nga kundërshtarët.

Kjo ndodhi fillimisht në derbin me Dinamon, ku Rrapaj shënoi për 2-1, por më pas blutë shënuan me Vilën në minutat shtesë. E njëjta gjë u përsërit edhe të hënën me Laçin, ku Zeka arriti të shënonte në të 80-ën, por pas pak minutash kurbinasit mundën të barazonin me Ballhysën, duke marrë një rezultat të vyer.

Të paktën në dy ndeshjet e fundit Partizani ka treguar një mungesë vëmendjeje, por edhe personaliteti për të ruajtur rezultatin. Ky është një “defekt” që të kuqtë do të duhet ta korrigjojnë dhe të mos e përsëritin në vazhdim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb