Brazili ndeshje pas ndeshje po tregon një formë më të mirë në Botëror, por nëse i referohemi asaj çfarë ka paraqitur deri më tani është e padiskutueshme që reparti i mbrojtjes ka qenë mbi të tjerët.

‘Seleçao’ ka pësuar vetëm 1 gol në 4 ndeshje, dhe për shumë persona edhe ai gol do të anulohej nëse “VAR” do të ishte përdorur. Pak ditë më parë ishte Neymar ai i cili vlerësoi jashtëzakonisht këtë repart, duke pohuar se sulmuesve nuk u duhet të rrinë me kokën prapa, pasi mbrojtësit kanë qenë pothuajse në perfeksion.

Në një intervistë të dhënë sot është Joao Miranda, mbrojtësi i cili luan me Interin, i cili zbulon sekretin e kësaj prapavijë hermetike. “Ky është një ekip i ndryshëm, – ka deklaruar Miranda për El Pais. – Më i fortë në mbrojtje, pësojmë shumë pak dhe, në çdo moment të ndeshjes, sulmuesit tanë mund të shënojnë.

Të gjitha skuadrat e këtij Botërori kanë një organizim të mirë në mbrojtje dhe sulmet janë të shpejtë. Po, është një Brazil italian. Jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Unë dhe Thiago kemi mësuar shumë nga Seria A”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb