Në edicionin e ri të Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit është një nga skuadrat, të cilat ende nuk kanë pësuar gol. Për këtë fakt kapiteni kuqezi vlerësohet shumë pasi konsiderohet lideri i mbrojtjes.

“Unë mendoj se shifra zero në kolonën e golave të pësuar nga ekipi ynë tregon shumë mbi repartin tonë dhe pikën e fortë të Atalantës. Edhe në ndeshjen kundër Sëlltikut nuk e kishim të lehtë që të ruanim portën të paprekur. Sëlltiku është një ekip i shpejtë, i cili pret momentin për të goditur me kundërsulm. Si kolektiv kemi bërë një punë të mirë pasi kemi mbuluar zonat boshe”, tha Atalanta pas barazimit me Sëlltikun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: