Tashmë në Optika Luani gjendet lentja gjermane Rodenstock. E ideuar me një teknologji të lartë lentja rodenstock ofron shikimin më të mirë të mundur, reflektime minimale dhe estetikë supreme. Siguri, mbrojtje ndaj dritës blu me energji të lartë dhe mbrojtje 100% UV drejtori i marrëdhënieve ndërkombëtare të Rodestock u shpreh se pas shumë negociatash vendosën t’i besojnë lentet e tyre OPTIKA LUANI.

Kornel Bogyo, Drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare me partnerët, RODENSTOCK Group Gjermani thotë: Pas disa muajsh negociatash vendosëm të bashkëpunojmë me një nga kompanitë më të mira në fushën e optikes siç është Optika Luani. E rëndësishme për ne është cilësia dhe vetëm optika Luani e ofron këtë.

Presidenti i optika Luani, Luan Sefa falënderoi të gjithë klientët e tij si edhe brandin më të njohur gjerman.

Drejtori i përgjithshëm i Optika Luani, Elvis Velaj siguroi edhe një herë përmes fjalës së tij se klienti është elementi më i rëndësishëm për Optika Luani duke garantuar cilësi dhe korrektesë.

Marrëveshja mes dy kompanive të optikës u inaugurua me një mbrëmje gala ku të ftuar ishin personazhet më të njohura të botës së artit, modës, kulturës e politikës. Të gjithë ia besojnë shikimin e tyre Optika Luanit, e cila tashmë do të ketë edhe lenten më cilësore në treg, rodenstock, e cila përshtatet me formën e fytyrës tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb