PEQIN

Bllokohet nga protestuesit qarkullimi i mjeteve në Pajovë. Dhjetëra banorë të fshatit Pajovë në Peqin kanë dalë sot në protestë, për të kërkuar masa nga autoritetet për shkak të aksidenteve të shumta rrugore.

Me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor, protestuesit kanë kërkuar reagimin e autoriteteve.

Ata mbanin në duar parulla “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Protestuesit kerkojnë gjithashtu që në zonen e banuar të vendosen urgjent kufizues shpejtësie dhe të ketë polici në hyrje të rrugës pranë shkollë.s

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb